Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, theksoi se do të jetë shumë e rëndësishme të mposhtet Southampton të premten dhe të ushtrojë presion ndaj skuadrës së Manchester Cityt në duelin për të fituar titullin e Premierligës.
“Lojtarët e mi mezi presin ndeshjen e nesërme. Do të luajmë për të garantuar rezultatin që duam dhe para tifozëve tanë. Është e premte mbrëma dhe duhet të elektrizohemi. Kanë mbetur edhe shtatë ndeshje. Do të luajmë katër në shtëpi, që është diçka shumë e rëndësishme dhe mezi po e presim”, theksoi trajneri.
Arsenali është katër pikë përpara Manchester City dhe diferenca mund të rritet në shtatë, me kusht, nëse mposht Southamptonin: “Ne jemi të fokusuar vetëm në jetën e përditshme. Klubi nuk ka luftuar për këtë pozicion për një kohë të gjatë. Gjithçka është në duart tona dhe ne duam të fitojmë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


