Sulmuesi i Romës, Artem Dovbyk, ka komentuar fitoren 1–0 ndaj Fiorentinës në xhiron e 35-të të Serie A.
Dovbyk e nisi ndeshjen dhe shënoi golin e vetëm në minutën e 45+5-të.
Çfarë do të thotë për ju Stadio Olimpico?
“Është një stadium fantastik, tifozët janë të pabesueshëm, ata na mbështesin gjatë gjithë ndeshjes. Për mua, është e rëndësishme të shijoj momentin dhe të ndihmoj ekipin. Këto janë tre pikë shumë të rëndësishme.”
Ranieri tha se pret më shumë nga ju. Çfarë mendoni se mund të kontribuoni në tre ndeshjet e fundit?
“E kuptoj, të gjithë duan më shumë nga unë. Mundohem të jap gjithçka në fushë. Ndonjëherë funksionon, ndonjëherë jo – ky është futbolli. Mundohem të bëhem më i mirë”, tha Dovbyk.
/GazetaBlic Sport


