Ministrja Ekonomisë Artane Rizvanolli sërish ka reaguar ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e opozitës, e ku këta të fundit shpalosen disa statistika rreth çmimit të energjisë elektrike në vendet e rajonit dhe të Evropës, raporton Gazeta Blic.
Ajo në reagimin saj në Facebook ka bashkangjitur edhe një infografik me çmimet e energjisë elektrike në vendet të ndryshme.
Reagimi i plotë:
Sot në Kuvend u thanë shumë të pavërteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kËh, ngjashëm me vendet si Italia.
Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta:
Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë.
“U mbyte tu rrejt”, përplasje në Kuvend mes deputetëve të AAK-së, PDK-së dhe Besnik Bislimit


