Artan Nimani ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e fluturimeve të diasporës, duke ngritur dyshime se masa ka prapavijë elektorale, raporton GazetaBlic.
Sipas Nimanit, subvencionimi i aviokompanive në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit krijon përshtypjen e përdorimit të parasë publike për mobilizim të votuesve nga diaspora.
Ai e cilësoi këtë si “formë moderne të klientelizmit institucional” dhe tha se buxheti i shtetit nuk duhet të përdoret për interesa politike.


