Sporti

Artan Hoxha: Serbët nuk e kanë veç me Kosovën, por me të gjithë shqiptarët

10/13/2024 21:39
nga:Lorik J

Gazetari i njohur shqiptar, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në stadiume, ku po përdhosen simbolet shqiptare, e po këndohet “Kosova është Serbi”.

Në ndeshjen Çeki-Shqipëri, tifozët vendas kishin thirrje anti Kosovë – e poashtu shfaqën tre flamunjë shqiptarë mbrapsht, duke i keqtrajtuar, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është bërë ritual që po përsëritet në çdo ndeshje që po luan Kosova e Shqipëria. Tifozët çek e serbë kanë keqtrajtuar simbolet kombëtare shqiptar, flamurin kuqezi”, tha fillimisht Artan Hoxha në Sports Show.

“Ne duhet ta kemi të qartë, nuk duhet të ndajmë njëri-tjetrin, ishte flamuri i shqiptarëve që u keqtrajtua. Nuk e kanë veç me të Kosovës, por me të gjithë shqiptarët”, tha ndër të tjerash ai.

Hoxha poashtu tha se FSHF nuk duhet të fillonte pjesën e dytë pa i larguar simbolet anti shqiptare.

/GazetaBlic Sport