Lajme

Artan Hoxha: Qeveria e majtë kujdesej për të pasurit, Rama kishte harruar që ishte kryeministër i Shqipërisë

06/23/2026 22:50
nga:Genita C

Gazetari shqiptar Artan Hoxha, tha se “qeveria e majtë kujdesej për të pasurit”, teksa komentoi protestat në Shqipëri.

“Sot është protesta e 24-të, kurrë në Shqipëri nuk ka pasur protesta të këtij niveli”, tha Hoxha në Pressing të T7.

Zëri i qytetarëve nuk ishte më askund, vlerësoi gazetari.

Sipas tij ”protesta ka një qëndrueshmëri, njërëzit janë në shesh”.

Gazetari tha se “Kryeministri i Shqipërisë e kishte harruar që është kryeministër i Shqipërisë dhe po merrej me çështjet globale”.