Sporti

Artan Hoxha: Ekipi i Ilir Dajës nuk del sivjet kampion në Shqipëri, rrezikon të humbasë vendin e 4-të!

02/09/2026 14:27
nga:Lorik J

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin sportiv “Skaner” në MCN. Hoxha ka dhënë deklaratën e fortë, se Dinamo nuk del kampion këtë sezon në Superiore, madje duke shpjeguar edhe këtë arsyetim:

“Vitin 2025-të, Dinamo e mbylli duke fituar Kupën pas 22 vitesh, fitoi Superkupën pas 17 vitesh, kaloi në ‘play-off’ të Conferenece League. Hera e fundit që skuadra dinamovite kishte kaluar një tur në kupat e everopës ishte në 2002.

Vjet ata prodhuan futboll. Bilanci i Dinamos me ekipet e renditura në pjesë e sipërme të Superiores këtë sezon është i dobët. Po vuan për golin, te jemi më këmbë në tokë.

Rreziku më i madh në skuadrën e Ilir Dajës është të humbi vendin e 4-të, sesa të shapllet kampion. Nisjen e dobët te të treja fazat e dinamovitëve është kaq sistematike, prandaj ka mbetur kaq mbrapa.

Ekipi nuk duhet të karikohet më për të dalë kampion, por të mendojë për ndeshjen e radhës. Bindja ime që Dinamo nuk del kampion, e lidh që me takimin ndaj Vllazisë në Shkodër”.