Lajme

Artan Behrami nga PDK publikon video nga foltorja e Kuvendit: Thirrje për përfundimin e “pengmarrjes” së institucioneve

12/16/2025 11:35
nga:Genita C

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka postuar një video ku shihet duke mbajtur një fjalim nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Në mbishkrimin e videos, Behrami thekson se më 28 dhjetor duhet të përfundojë “pengmarrja e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës” dhe i bën thirrje qytetarëve për mobilizim në mbështetje të vizionit të PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza: “Bashkë! Përpara me Kryeministrin Bedri Hamza!”