Artan Behrami, PDK, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të zhvillojnë një hetim të plotë lidhur me dyshimet për parregullsi gjatë numërimit të votave të diasporës, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, gjatë procesit të numërimit janë raportuar ankesa nga numëruesit për zarfa të hapur, zarfa të dyshimtë dhe mundësi të manipulimit të votave.
Behrami i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë çdo pretendim për keqpërdorim, ndërsa ftoi edhe qytetarët që disponojnë informacione për parregullsi t’i raportojnë ato tek institucionet kompetente.


