Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka paralajmëruar mbajtjen e një tubimi të madh të kësaj partie sonte në Prizren.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Behrami ka bërë thirrje për mobilizim, duke theksuar frymën e bashkimit dhe entuziazmin e përkrahësve të PDK-së. Videoja shoqërohet me mbishkrimin: “Sonte të gjithë bashkë, në tren për Prezeren!”, duke nënvizuar rëndësinë e këtij organizimi politik.


