Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, gjatë ditës së djeshme ka takuar veteranët e UÇK-së në Dragash.
Ai së bashku me Nasim Haradinajn dhe Ragip Xhakën u mirëpritën nga veteranët e UÇK-së në Dragash.
Behrami i siguroi të pranishmit se ai do të jetë ushtar i krejt veteranëve në Kuvendin e Kosovës dhe i betejës në Hagë.
Postimi i plotë:
Mbrëmë, bashkë me Nasim Haradinajn dhe Ragip Xhakën, takuam veteranët e Luftës në Dragash! UÇK-ja është më e rrezikuar sot sesa që ka qenë në luftë! Unë do të jem ushtar i krejt veteranëve në Kuvendin e Kosovës dhe i betejës në Hagë!