Arta Nitaj nuk ka hezituar asnjëherë të tregoj dashurinë e madhe që ka për Dafina Zeqirin.
Si një fanse e flaktë e këngëve të Dafinës, Arta ka publikuar ngado video duke u argëtuar me hitet e saj, shkruan GazetaBlic.
Kësaj here, Dafina Zeqiri ka publikuar një ‘Instastory’ ku shihet pranë Artës dhe të dyja janë të kuruara deri në detaje.
Kjo mjaftoi që të aludohet se Arta do të jetë pjesë e ndonjë videoklipi të Dafinës por këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje./GazetaBlic/


