Showtime

Arta izolohet në dhomën e lojërave, banorët i lë në dyshime

02/22/2023 08:46
nga:G B

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Arta gjatë mbrëmjes së sotme është parë duke bërë gati valixhet.

Madje, ajo iu tha banorëve të tjerë se dëshiron të largohet nga shtëpia, çka bëri që disa prej tyre të përfundonin në të qara.

Por, ajo është izoluar në dhomën e lojërave duke qëndruar larg të tjerëve, teksa banorët kanë menduar se ajo ka dalë prej shtëpisë.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.