Showtime

Arta Elezaj prezanton për herë të parën publikun me të ëmën

04/27/2022 13:11
nga:Genita C

Arta Elezaj modelja dhe aktorja e njohur me shumicën e postimeve të saj arrin ta tërheq vëmendjen e publikut.

Ajo së fundmi përmes një postimi ka prezantuar prindërit e saj shkruan GazetaBlic.

Arta nuk kishe folur për ta publikisht më herët mirëpo në Instastory përmes disa imazheve ka prezantuar nënën e saj, e cila ngjan mjaft me të bijën.

“Kush e ka mamin më të bukur në botë”, shkroi ajo përkrah videos./GazetaBlic/