Aktorja e serialit “O Sa Mirë”, Arta Elezaj, është shumë e komentuar për jetën që bën.
Ajo shpesh herë është përfolur në media për jetën e saj luksoze, udhëtimet nëpër vende të ndryshme dhe gardërobën e shtrenjtë me të cilën vishet.
Teksa në Kosovë nga e mërkura fillojnë masat e reja të izolimit, që ndalojnë qarkullimin pos për nevoja esenciale, duket se Arta e ka gjetur zgjidhjen.
Ajo ka udhëtuar drejt Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, si një nga destinacionet më të preferuara të pushimeve për të, shkruan Telegrafi.
Elezaj publikoi mbrëmjen e së martës një fotografi nga aeroplani, ku shihej momenti i aterimit në Dubai.
“Më në fund, Dubai”, ka shkruar bukuroshja në mbishkrimin e kësaj fotografie.