Showtime

Arta Bajrami: Humanizëm do të thotë të harrojmë interesat tona egoiste në kohën kur të tjerët kanë nevojë për ndihmën tonë

04/17/2021 10:17
nga:M K

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, i ka dedikuar së fundmi një status termit humanizëm.

Duke qenë edhe se jemi në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, Bajramim, ka dashur që të shpjegojë sipas sa thelbin e këtij definicioni, shkruan Telegrafi, përcjell GazetaBlic.

Në këtë status të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, Arta ka shkruar se të bërit humanizëm ka të bëjë vetëm me të tjerët, duke i harruar interesat personale dhe egonn

“Humanizëm do të thotë të kujdesesh dhe të ndihmosh të tjerët ku dhe kur është e mundur. Humanizëm do të thotë të ndihmojmë të tjerët në kohë kur ata kanë më shumë nevojë, do të thotë të harrojmë interesat tona egoiste në kohën kur të tjerët kanë nevojë për ndihmën tonë. Humanizëm do të thotë të japësh dashuri dhe të pakushtëzuar për secilën qenie të gjallë në Tokë”, ka shkruar këngëtarja.

Arta përndryshe njihet si një besimtare e devotshme, e cila agjëron përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Përsa i përket muzikës, ajo ende nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor gjatë këtij viti deri më tash.