Showtime

Art Rushiti së shpejti publikon bashkëpunimin me yllin ‘Patito Feo’

05/23/2022 19:53
nga:Gazeta Blic

Këngëtari kosovar Art Rushiti ka përfunduar një projekt në bashkëpunim me yllin e njohur argjentinas, Brenda Asnicar. Asnicar njihet për rolin e saj të Antonelas tek seriali i Disneyt, “Patito Feo”.

Përveç se është aktore e njohur ajo është edhe këngëtare. Numëron mbi 1.2 milionë ndjekës në Instagram.

Madje aktorja dhe këngëtarja e njohur nga Argjentina ka përfunduar projektin e bashkëpunimit me Rushitin. Madje së shpejti pritet të publikohet, raporton syri.

Art Rushiti ka sjellë disa projekte të ndryshme në skenën shqiptare madje projekte këto që janë pritur shumë mirë.