Showtime

Art Abazi publikon projektin e ri “N’buzët e saj”

06/22/2022 15:19
nga:G B

Këngëtari i njohur shqiptar, Art Abazi është rikthyer me projekt të ri muzikor.

Kënga më e re nga artisti mban titullin “N’buzët e saj” ndërsa është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për muzikën është përkujdesur vet këngëtari bashkë me Gent Myftarajn.

I njëjti është edhe producent i projektit dhe gjithashtu ka bërë edhe miksimi dhe masterizimin.

Kënga tashmë është publikuar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të artistit.

Theksojmë që ky është projekti i parë i Artit pas një pauze prej një viti, kur solli këngën “S’më doje” në maj të 2021.

Ndërsa sa i përket jetë private, këngëtari muaj më parë ka zbuluar se është fejuar me partneren e tij prej shumë vitesh.