Sporti

Arsyeja se pse De Jong e pranon kalimin tek Chelsea, por jo tek Manchester United

07/20/2022 16:19
nga:Mergim Rreci

De Jong është i hapur për një lëvizje në Premier League, por jo në Manchester United, sipas Sport.

Ai dëshiron të luajë në UEFA Champions League të cilën Djajtë e Kuq nuk mund t’ia ofrojnë për momentin, përcjell GazetaBlic Sport.

Pra, nëse ai duhet të largohet nga Barcelona, atëherë ai do të preferonte Chelsean në vend të United.

Megjithatë, duket se ai do të vazhdojë qëndrimin e tij tek skuadra spanjolle, atje ku është i përfshirë edhe në turneun para-sezonal.