Arabia Saudite bëri një nga befasitë më të mëdha të Kampionatit Botëror.
Duke e mposhtur Argjentinën, Arabia Saudite “shokoi” fansat e futbollit, pasi përmbysi rezultatin nga disavantazhi për të fituar tre pikët e plota, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë një nga arsyet e forta për këtë duket të jetë fjalimi i trajnerit, Herve Renard gjatë pushimit mes dy pjesëve.
Trajneri francez mori fjalën në dhomat e zhveshjes duke kritikuar lojtarët e tij për pasivitet, kështu dha edhe një motivim shtesë për ta.
“A jeni këtu për të bërë foto me Messin? Jo. Atëherë dilni në fushë luani dhe bëni presion”, kishte thënë Renard.
Entretiempo de Argentina – Arabia Saudita. Charla del seleccionador saudí Hervé Renard con sus jugadores. “Quieren sacarse una foto con Messi? No. Tienen que marcarlo y presionarlo” pic.twitter.com/ATOAUSKCcD
— VarskySports (@VarskySports) November 24, 2022
/GazetaBlic Sport/