Gjeniu gjerman, i cili vdiq në moshën 56-vjeçare gati 200 vjet më parë, kishte një rrezik gjenetikisht të lartë për sëmundje të mëlçisë.
Ai u u përball me probleme shëndetësore, duke përfshirë shurdhimin në të 20-at e tij, raporton “The Sun”.
Një studim i ADN-së zbuloi një rrezik të shtuar të mëlçisë dhe një infeksion të hepatitit B para vdekjes së tij në Vjenë në 1827.
Studenti i doktoraturës në Universitetin e Kembrixhit, Tristan Begg, tha: “Ishte një kombinim i këtyre faktorëve, duke përfshirë konsumimin e tij të alkoolit, që vrau Beethovenin”.
Studimi nuk arriti të gjente shkakun e humbjes së dëgjimit të tij ose dhimbjeve afatgjata të stomakut.
Veprat e Ludwig van Beethoven përfshijnë Sonatën e Dritës së Hënës të vitit 1801. Ai pati një ndikim të madh te kompozitorët e tjerë Johannes Brahms dhe Franz Liszt.
Dështimi i mëlçisë ishte një vrasës në shekullin e 19-të, dhe rreth 7700 njerëz në vit ende vdesin prej tij në Britani.