Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës po kanë arsye të forta dhe po aq të dhimbshme se votat tyre do të jenë kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, raporton Gazeta Blic.
Fridon Lala dhe Erxhan Galushi janë deputetë në Kuvendin e Kosovës, që bëjnë pjesë në grupin multietnik, grup ky që përfaqësohet nga tetë deputetëve, përfshirë Lalën dhe Galushin.
Të kontaktuar nga Gazeta Blic, të dy këta deputetë kanë dhënë arsyet e tyre që vota e tyre do të jetë kundër – shkak për këtë është se komuniteti që përfaqësojnë nuk do të përfitojë asgjë nga lejimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
“Unë do të votoj kundër javën e ardhshme. Kjo për shkak se komuniteti që përfaqësoj nuk do të përfitojë asgjë nga Trusti, meqë shumica nga ta janë të papunë’, ka thënë Fridon Lala.
Mendim të njëjtë ka edhe Erxhan Galushi, i cili thotë se 90 për qind e komunitetit që përfaqëson janë të papunë dhe askush nga ta nuk punon në institucionet publike.
“Jo, nuk do ta votoj Trustin. E kam thënë dhe po e përsëris se komuniteti jonë nuk është i punësuar në institucione publike dhe në rast se do të votoja PËR, komuniteti që përfaqësoj nuk përfiton asgjë’, ka thënë Galushi për Gazeta Blic.
Por dikush tjetër që bën pjesë në grupin e deputetëve multietnik ka ndarë mendjen goxha herët dhe do të votojë PËR tërheqjen e parave nga Trusti.
Është deputetja Duda Balje.
Kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti është Qeveria e Kosovës, grupi parlamentar i VV-së , Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Lista Serbe i “kundërpërgjigjet” Albin Kurtit për Trustin