Sot, me fillim nga ora 18:00, do të hedhet shkurt për Nation League .
Kosova, e cila gjendet në vazon e dytë në Ligën C do të shmanget nga Azerbajxhani, Bullgaria dhe Ishujt Faroe, përcjell GazetaBlic Sport .
“Dardanët” do të kenë nga tre vazot e tjera. Në vazon e parë gjenden Rumania, Suedia, Armenia dhe Luksemburgu.
Në vazon e tretë janë Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Qirpo. Dhe, në vazon e katërt gjenden Bjellorusia, Lituania ose Gjibraltari, Estonia dhe Letonia.
“Të dy grupet e para janë shtete që mendoj Kosova është mbi nivelin e tyre sa i përket kombetarëve, mirëpo ajo që është shqetësuese për Kosovën është situata e organizimit të Kombëtares dhe infrastruktura që na kthen në vitin e parë pas pranimit në UEFA dhe në FIFA, pra Kosova ka bërë hap prapa sa i përket këtyre dy segmenteve
Kur kësaj ia shton edhe problemet me selektor, atëherë është vështirë me mendu se Kombetarja e jonë do të shkëlqejë, të paktën edhe këtë vit“, tha Arsim Thaqi.
/GazetaBlic Sport/