Lajme

Arsim Thaqi pas barazimit ndaj Dukagjinit: Nuk i shfrytëzuam rastet sot, ndaj Prishtinës luajmë veç për fitore

04/16/2023 17:12
nga:L J

Skuadra e Dritës ka barazuar sot ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultatin 0-0.

Me këtë barazim, Drita bie në vendin e dytë në tabelë, pasi Ballkani fitoi ndaj Drenicës në udhëtim, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Arsim Thaqi tha se nuk shfrytëzuan rastet dhe se ndeshja u bë e vështirë.

“Nuk i shfrytezuam rastet, pastaj erdhi lëndimi i qendërmbrojtësit (Limani). Nuk do të jetë lehtë, pasi Dukagjini vjen nga një ecuri e mirë. Ne nuk arritëm t’i marrim pikët maksimale, por do luftojmë deri në fund të sezonit”, tha fillimisht Thaqi për ‘Art Sport’.

“Në sezonin pranveror çdo ekip ka angazhimet e veta dhe objektivat. Ndaj Prishtinës do luajmë për fitore, pasi çdo rezultat tjetër na lë prapa për titull”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport