Finalja e madhe e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.
Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi tha se skuadra e Prishtinës e do trofeun për t’u kualifikuar në Europë, por edhe për të shpëtuar sezonin, shkruan GazetaBlic Sport.
“Është ndeshje me rëndësi për Prishtinën. Ndeshja do jetë interesante, sepse edhe Llapi ka cilësi. Fitorja është për të shpëtuar sezonin, Prishtina po e pret Europën. “Plisat” të organizohen si duhet, të na përkrahin siç duhet dhe besoj se nuk do dëshpërohen”, tha Thaqi për faqen zyrtare të klubit.
Si Llapi, ashtu edhe Prishtina nuk e kanë siguruar kalimin në Europë nga sezoni i rregullt, andaj sonte do jetë një ndeshje e zjarrtë.
/GazetaBlic Sport


