Sporti

Arsim Thaqi me sukses fantastik, e fiton Kupën e Kosovës për vitin e dytë rresht

05/21/2026 23:30
nga:Mergim Rreci

Dukagjini e ka fituar për herë të parë Kupën e Kosovës në futboll pasi në finalen dramatike të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 2:1.

Finalja është karakterizuar nga tensione të mëdha në minutat e fundit, kur ndeshja është ndërprerë përkohësisht pas largimit të skuadrës së Ferizajt nga fusha.

Megjithatë, një sukses të madh e ka regjistruar trajneri i skuadrës së Dukagjinit, Arsim Thaqi, i cili e fiton për vitin e dytë rresht Kupën e Kosovës.

Vitin e kaluar, Thaqi e fitoi Kupën e Kosovës me skuadrën e Prishtinës, kurse këtë vit ai e fitoi këtë trofe me skuadrën nga Klina.

/GazetaBlic SPort/