Skuadra e Prishtinës ka arritur një fitore mjaft me rëndësi ndaj Malishevës.
Prishtina triumfoi ndaj Malishevës me rezultatin 3-2, për të marrë tre pikë të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi tha se lojtarët që u inkuadrën në pjesën e dytë tek Prishtina e kanë bërë diferencën.
“Prishtina në këto ndeshjet e fundit është kthyer në formë. Morëm dy gola shumë të shpejtë, pas rasteve që kishim është dashur të menaxhojmë ndeshjen siç duhet, Prishtina e gjeti momentin e duhur për të shënuar”, tha fillimisht Arsim Thaqi për Art Sport.
“Dallimin e bën lojtarët e Prishtinës që u inkuadruan në pjesën e dytë sidomos Endrit Krasniqi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


