Sporti

Arsim Thaqi konfirmon bisedimet me klubin e Voskës nga Ohri: Jam takuar me drejtuesit

06/08/2023 12:34
nga:L J

Trajneri i njohur kosovar, Arsim Thaqi ka konfirmuar se është në bisedime me ekipin nga Ohri, Voksa Sport.

Arsim Thaqi i cili ka një karrierë të madhe në futbollin kosovar është kontaktuar nga drejtuesit e klubit nga Ohra.

Ai e ka konfirmuar këtë për ‘GazetaBlic Sport’, ku tha se ka biseduar me ta, megjithatë ende nuk ka diçka finale.

“Po jam në bisedime me klubin e Voskës nga Ohri. Jam takuar me ta dhe tani jam në pritje”, tha shkurtimisht Arsim Thaqi.

Kujtojmë që Thaqi së fundmi e drejtoi skuadrën e Dritës.

/GazetaBlic Sport