Skuadra e Malishevës ka marrë tre pikë tejet të rëndësishme në “Bajram Aliu”, pas fitores ndaj Drenicës.
Malisheva triumfoi me rezultatin 2:3. Agron Bruqi, Hasan Hyseni dhe Agon Xhaka realizuan për Malishevën, kurse Genc Hamiti dhe Armend Abazi për Drenicën, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi tha se lojtarët e tij treguan një paraqitje të mirë, teksa shtoi se rezultatet nuk janë të rastësishme.
“Drenica është një ekip e papërshtatshme, këto rezultate nuk janë të rastësishme të Malishevës, kemi lojtarë cilësor, lojtarët e duan klubin dhe kanë një synim të qartë. I përgëzoj lojtarët për paraqitjen, kanë qenë pikë të rëndesishme për neve”, tha fillimisht Thaqi për ‘Art Sport’.
Në fund, foli edhe për referimin ku tha:
“Këtë sezon edhe pse është VAR disa ndeshje nuk janë menaxhu mire”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


