Sporti

Arsim Thaqi: Foda, trajner me eksperiencë dhe autoritet – kjo i duhej Kosovës

02/17/2024 14:26
nga:E K

Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar sot trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës.

Franco Foda do të jetë tekniku i ri që do të jetë në krye të ‘Dardanëvë’.

57 vjeçari ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me Kosovën, kurse më parë ka drejtuar edhe Kombëtaren e Austrisë dhe ekipe si: Sturm Graz, FC Zurich dhe FC Kaiserslautern.

Trajneri kosovar, Arsim Thaqi për GazetaBlic Sport ka komentuar mbi trajneri e ri të ‘Dardanëve’, Franco Foda.

Sipas Thaqit Foda është një trajner me profil të pasur dhe me autoritet gjë që i nevojitej Kosovës prej kohësh

“Është me rëndësi që është një trajner me eksperiencë dhe autoritet. Shpresoj që do të krijoj një strukturë të mirë të ekipit kombëtar. Duhet një trajner i tillë me autoritet që i binden lojtarët dhe stafi. Ka përvojë të mirë të punës duke pasur eksperienca me klube nga Austria, Gjermania apo Zvicra”, tha Thaqi.

/GazetaBlic Sport/