Malisheva do të përballet me Dukagjinin nesër nga ora 14:00 në Klinë, në ndeshjen e xhiros së 27’të të Superligës së Kosovës.
Dy ekipet me objektiva të njëjta Dukagjini dhe Malisheva do të kenë ballafaqim interesant në ndeshjen e xhiros së ardhshme, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi në një prononcim për GazetaBlic Sport deklaroi se ndeshja ndaj Dukagjinit ka një peshë të madhe për ekipin që ai drejton duke parë se dy ekipet kanë objektiva të ngjashme në këtë stinor.
“Jemi përgadit si çdo ndeshje tjetër, kjo është një ndeshje kundër një kundërshtari që gjendet më poshtë se ne në renditje, por pavarësisht këtij fakti do jetë një ndeshje e vështirë përshkak të objektivave të të dy skuadrave”, tha fillimisht trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi për gazetën.
Thaqi ndër të tjerash pati kritika për referimin në ndeshjen e fundit të Malishevës ndaj Gjilanit duke shpresuar që në këtë takim referimi të jetë më i mirë.
“Në këtë takim pres vetëm fitore, çdo rezultat tjetër përpos fitores do jetë i pakënaqshëm për ne, shpresojë që referimi i gjyqtarëve të jetë më korrekt në këtë ndeshje pasi në dy ndeshjet e kaluara të Malishevës, referimi i gjyqtarëve ka lënë për të dëshiruar, sidomos në duelin e fundit ndaj Gjilanit“, përfundoi ai.
Dukagjini renditet në vendin e tetë me 29’të pikë, kurse Malisheva me 33 pikë ndodhet në pozitën e pestë në tabelën e Superligës së Kosovës.
/GazetaBlic Sport/


