Sporti

Arsim Thaqi: Edicionin e ardhshëm duam të jemi në Superligë, Suhareka po na ofron kushte të mira – Simnica aset që i duhej skuadrës

01/11/2024 14:27
nga:E K

Trajneri i FC Suharekës, Arsim Thaqi në një intervistë për GazetaBlic Sport u shpreh i lumtur me punën e ekipit në fazën parapërgatitore para fillimit të pjesës tjetër të mbetur të sezonit në Ligën e Parë të Kosovës.

Thaqi ndër të tjerash potencoi se Suhareka ka synim promovimin në Superligë në edicionin e ardhshëm.

“Jam i kënaqur me skuadrën kemi kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për pjesën tjetër të sezonit, lojtarët e rinj po adaptohen. Jam i kënaqur me transferimet dhe kushtet që janë te skuadra e Suharekës”, tha fillimisht ai për GazetaBlic Sport.

Thaqi tutje u shpreh i lumtur me përforcimin në shtabin e trajnerëve ku së fundmi klubit iu bashkua në rolin e ndihëms-trajnerit, Armend Simnica.

“Normalisht, e njoh edhe më herët, ka punuar shumë te Prishtina, në kohën e tij ka dalur edhe kampion, është me eksperiencë që i shton shumë cilësi skuadrës. Çdo gjë po shkon mirë deri tani, synimi ynë që të luajmë në Superligë në vitin e ardhshëm”.

Jemi në kërkim edhe të një qendërmbrojtësi, përndryshe jemi afër që ta mbyllim merkaton.

Synimi ynë është që të promovohemi në Superligë si kampion pasiqë edhe vendi i parë siguron kualifikimin direkt që është më e lehtë, janë edhe 13 ndeshje kundërshtari ka diferencë me pikë, por ne do presim që ata të gabojnë dhe ne të fitojmë ndeshjet tona”, tha për fund Arsim Thaqi për “GazetaBlic Sport”.