Lajme

Arsim Bajrami tregon se çfarë studentje ka qenë Vjosa Osmani

04/10/2021 09:11
nga:Y I

Një ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami përveç rolit të Kushtetutës në 13 vjetorin e saj, foli edhe për presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Bajrami tha se Vjosa Osmani është një juriste e mirë dhe e njeh mirë Kushtetutën.

“Ka qenë një studente e shkëlqyeshme, bile notat e para 10-she i ka pasur për meje”, tha profesori Bajrami për ish-studenten e tij, Vjosa Osmanin tanimë presidente e vendit.

Ai shtoi se me Osmanin kanë bashkëpunuar në shumë procese shtet-ndërtuese.