Andrey Arshavin, ish-sulmuesi që luajti për Arsenalin dhe Zenitin, komentoi mbi emërimin si trajner të Alvaro Arbeloas te Real Madridi.
Edhe pse është i befasuar që Reali është vetëm një pikë prapa Barcelonës duke pasur parasysh performancën e tyre të dobët, si tifoz i klubit katalanas ai shpreson për dështimin e Arbeloas, transmeton GazetaBlic Sport.
“Jam i befasuar që Barcelona është vetëm një pikë prapa tyre në renditje. Reali luajti aq keq sa mendova se situata ishte ndryshe. Por mendoj se Arbeloa është ende në një situatë të komplikuar”, tha Arshavin për Match TV, ku punon si komentator.
“Si tifoz i Barcelonës, shpresoj që Arbeloa të mos ketë sukses. Për të, është çelësi të lidhet me lojtarët, jo të hartojë strategji. Xabi Alonso dështoi në këtë drejtim”, shtoi Arshavin.
/GazetaBlic Sport/


