Arsene Wenger ka theksuar se Paris Saint-Germain ka humbur në një mënyrë budallaqe ndeshjen e parë nga Manchester City në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
PSG humbi ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
“Unë personalisht besoj se goli i dytë nuk është i pranueshëm për atë nivel. Nuk është hera e parë që shihni lojtarët që kthejnë shpinën. City shfrytëzoi këtë”, tha fillimisht Wenger.
“Në pjesën e dytë, Paris Saint-Germain ishte më defansive. Ndoshta se ata nuk ishin të aftë fizikisht? Ajo që ishte shumë interesante sonte është se ju mund të shihni se kur ishte rezultati 1-1, PSG kolapsoi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


