Sporti

Arsene Wenger flet për mundësinë që të bëhet drejtor sportiv i PSG-së

12/16/2021 08:55
nga:Mergim Rreci

Arsène Wenger flitej si drejtor sportiv i mundshëm i Paris Saint-Germain për reformimin që po avancohet për futbollin francez.

“Nuk është gjë tjetër veçse imagjinatë para Krishtlindjeve. Nuk e di se kush e ka nisur këtë thashetheme, por nuk është e vërtetë. Sinqerisht jo”, tha trajneri në një prononcim për RMC, përcjell GazetaBlic Sport.

Thashethemet flisnin për Wenger për drejtor të ri sportiv dhe Zidane për komandën teknike të PSG-së.

Për të parën tashmë dihet që jo, për të dytën mbetet të shihet.

/GazetaBlic Sport/