Sporti

Arsenali zyrtarizon transferimin e Christian Njord

07/10/2025 14:44
nga:Mergim Rreci

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Christian Njord nga Brentford.

Të dy klubet kanë rënë dakord për një tarifë fillestare prej 10 milionë funtesh plus 2 milionë funte të tjera në bonuse, transmeton GazetaBlic Sport.

Ish-kapiteni i Brentfordit i ka kaluar vizitat mjekësore dhe i bashkohet ekipit me një kontratë dyvjeçare me opsion për një të tretë.

31-vjeçari, i cili do të veshë fanellën me numrin 16, i bashkohet Martin Subimendit si përforcime të reja në mesfushë.

Njoroger është blerja e tretë e re e Arsenalit këtë afat kalimtar, pas Kepa Arrizabalaga që mbërriti nga Chelsea.

/GazetaBlic Sport/