Arsenali mbetet i interesuar për mesfushorin e Lyonit, Lucas Paqueta.
Megjithatë, ‘Media Foot’ raporton se ende nuk është paraqitur asnjë ofertë zyrtare, përcjell GazetaBlic Sport.
“Topçinjtë” vazhdojnë të punojnë për çështjet e transferimit në prapaskenë për momentin, me klubin që duket se do të ketë edhe së paku dy transferime të mëdha.
24-vjeçari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Mikel Arteta.
/GazetaBlic Sport/


