Kanë përfunduar koha e rregullt e dy ndeshjeve të Kupës së Anglisë.
Arsenali ka arritur një fitore me shumë vlerë ndaj Leeds United, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte 2 me 0.
Chambers dhe Nketiah shënuan dy golat e fitores për “Topçinjtë” në këtë takim.
Në anën tjetër, Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Southampton gjatë kohës së rregullt.
Rezultati pas 90 minutave ishte 1 me 1, kësisoji ndeshja shkon për t’u vendosur nga penalltitë.
Havertz shënoi për vendasit, kurse Adams barazoi shifrat për Southamptonin.
/GazetaBlic Sport/


