Sipas një lajmi të publikuar këtë të enjte nga gazeta gjermane Bild, Arsenali do të jetë në prag të avancimit me një propozim prej 20 milionë eurosh për të siguruar në janar shërbimet e një prej figurave më të mëdha të Eintracht Frankfurt.
Lojtari në fjalë, i kërkuar nga trajneri spanjoll Mikel Arteta, është mesfushori Jesper Lindstrom, 22-vjeçari danez, i cili u nënshkrua nga klubi gjerman sezonin e kaluar nga Brondby për 7 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Në sytë e ‘shqiponjave’, ky mund të mos jetë lojtari i vetëm që largohet nga Waldstadion, pasi anësori i djathtë gjerman U-21, Ansgar Knauff, së fundmi është lidhur me interesimin e disa klubeve angleze, si Liverpool, Tottenham dhe West Ham.
/GazetaBlic Sport/


