Arsenali e ka fituar edhe ndeshjen e pestë para-sezonale.
“Topçinjtë” triumfuan me rezultat tenistik ndaj Sevillas, 6 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Gabriel Jesus realizoi tregolësh, dy të tjera Bukayo Saka, ndërsa rrjetën një herë e tundi edhe Eddie Nketiah.
Kjo është fitorja e pestë nga po aq ndeshje miqësore për skuadrën e Artetas.



