Sporti

Arsenali po mendon të rikthejë Szczesny-n në shtëpi, por paga e tij bëhet pengesë

05/10/2024 08:19
nga:Mergim Rreci

Arsenal është duke menduar për të rikthyer Wojciech Szczesny në rolin e zëvendësuesit të Raya-s për sezonin e ardhshëm, kur “The Gunners” do të humbasin Aaron Ramsdale

Portieri i Juventus-it e ka nisur karrierën në futbollin profesionist pikërisht me fanellën e Arsenal dhe kjo do të ishte një rikthim në “shtëpi” për polakun.

Mediet britanike raportojnë se klubi anglez do të tentojë që ta marrë Szczesny gjatë kësaj vere, megjithatë vlen të theksohet se kontrata e polakut me Juventus skadon në verën e 2025-ës dhe paga e tij që në Torino është 6.5 milionë euro në vit mund të jetë pengesë për Arsenal dhe mbi të gjitha mbetet për t’u parë nëse polaku do të pranojë të jetë rezervë në ekipin e Arteta-s.

Ndërsa sa i përket Juventus-it, klubi italian ka bërë tashmë një lëvizje për të marrë Di Gregorio-n nga Monza, me italianin që pritet të zërë vendin e polakut në skuadrën torineze.