Pasi Kai Havertz mbërriti nga Chelsea dhe Declan Rice është gati të nënshkruhet për gati 120 milionë euro nga West Ham, Arsenali po përgatitet të përfundojë përforcimin e tre sektorëve të fushës me nënshkrimin e Jurrien Timber.
Sipas gazetës holandeze Telegraaf, tashmë ka një marrëveshje mes nënkampionit anglez dhe stemës së Ajaxit në mënyrë që qendërmbrojtësi 22-vjeçar, tashmë të luajë në Londër, përcjell GazetaBlic Sport.
Ajax do të arkëtojë 45 milionë euro dhe marrëveshja mund të rritet në 50 milionë përmes bonueseve.
/GazetaBlic Sport


