Arsenali po punon për një marrëveshje për të transferuar Jakub Kiwior nga skuadra italiane Spezia për një tarifë më të madhe se 20 milionë euro.
Skuadra e Londrës veriore po kërkon të nënshkruajë me qendërmbrojtësin për të përforcuar skuadrën e Mikel Arteta-s ndërsa ata po përpiqen për titullin e Premier League.
22-vjeçari vlerësohet shumë pasi luajti 37 ndeshje për Spezian në ligë që kur iu bashkua atyre në verën e vitit 2021.
Para kësaj, ai shkëlqeu për Zilina në Sllovaki.
/GazetaBlic Sport


