‘Mirror’ pretendon se Arsenali është gati të “thyejë bankën” në mënyrë që të fitojë garën për sulmuesin e kërkuar të Fiorentinës, Dusan Vlahovic.
Sulmuesi po tërheq shikime admiruese nga e gjithë Evropa, por duket se Arsenali ka një dozë më të lartë interesimi për të, shkruan GazetaBlic Sport.
Topçinjtë janë të përgatitur të paguajnë gjithçka që duhet për të arritur një marrëveshje me të.
Gjithçka mund të ndodhë brenda kësaj jave dhe një marrëveshje në parim thuhet se ekziston.
/GazetaBlic Sport/


