Sporti

Arsenali me dy mungesa për ndeshjen ndaj Lilles

10/12/2026 18:51
nga:L J

Arsenali ka njoftuar mungesën e dy yjeve për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Lille.

Bëhet fjalë për Piero Hincapie dhe Martin Zubimendi, të cilët pësuan lëndime gjatë nxemjeve në ndeshjen e kaluar në Premierligë ndaj Leeds United.

Nuk dihet ende se sa do të mungojnë lojtarët jashtë fushës së blertë.

Kujtojmë se ndeshja Arsenal-Lille, do të zhvillohet nesër në “Emirates” me fillim në orën 21:00.