Drejtori sportiv i Arsenalit, Edu Gaspar është gati të largohet nga klubi, raportojnë mediat angleze të hënën.
Ish-mesfushori i Topçinjve ka qenë përgjegjës për punën e mirë të klubit në tregun e transferimeve në vitet e fundit.
Sipas “Daily Mail”, Edu do të largohet nga klubi pas bisedimeve të gjata me drejtuesit e tjerë të klubit, por më shumë informacion priten në 24 orët e ardhshme.
Edu u kthye në Arsenal në vitin 2019. Puna e Edu gjatë viteve ka ndihmuar Arsenalin të nënshkruajë lojtarë kyç si Martin Odegaard dhe Declan Rice.
/GazetaBlic Sport