Sporti

Arsenali kthen sytë kah Gnabry

07/01/2022 18:57
nga:E K

Arsenali tashmë po interesohet për Serge Gnabry.

Pas dështimit të transferimit të Raphinhas, “topçinjtë” e kanë ndërruar menjëherë objektivin.

Vlera aktuale e lojtarit në treg është afro 60 milionë funte. Me shitjen e disa futbollistëve, londinezët nuk do ta kenë të vështirë arritjen e kësaj shifre.

Gnabry ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2023 dhe, për të mos e lënë që të largohet i lirë vitin e ardhshëm, bavarezët mund të pajtohen që ta shesin këtë verë.