Sporti

Arsenali kërkon të përforcohet në sulm, këta janë të preferuarit e Artetas

05/21/2024 21:44
nga:Mergim Rreci

Arsenali po kërkon në mënyrë aktive të forcojë opsionet e tyre sulmuese përpara sezonit të ardhshëm.

Sulmuesi fantastik i Brentfordit, Ivan Toney, Alexander Isak i Newcastle United dhe Brian Brobbey të Ajax janë në listën e ngushtë, sipas The Independent.

Isak është zgjedhja kryesore e Arsenalit. 24-vjeçari suedez ka pasur një sezon mbresëlënës, duke shënuar 25 gola në 40 ndeshje dhe ka një çmim prej 80 milionë euro.

Si opsion rezervë, Arsenali po mban Brobbey, i cili ka tërhequr vëmendjen pasi ka shënuar 22 gola në 42 ndeshje dhe paraqet një alternativë më të përballueshme.

/GazetaBlic Sport/