Sporti

Arsenali ka gjetur taktikën e duhur, po shkëlqejnë me goditjet nga këndi

12/05/2024 13:44
nga:Lorik J

Arsenali është ekipi që po shkëlqen nga godijet nga këndi në Premier League.

Skuadra e Mikel Artetës mundi Manchester United me dy gola nga këndi, duke fituar derbin me rezultatin 2-0.

Arsenali ka shënuar më shumë gola nga këndi se çdo ekip tjetër në Premier League që nga fillimi i sezonit të kaluar.

“Topçinjtë” kanë shënuar 22 gola nga këndi, ndërsa dy lojtarët me më shumë asistime nga këndi janë Declan Rice dhe Bukayo Saka me nga 7 secili.

/GazetaBlic Sport